Suker e Daliç ndjekin Uzunin ’25’

Myrto Uzuni sot 25 vjeç. Beratasi i Lokomotivës së Zagrebit, pjesë e Kombëtares kuqezi, në këtë përvjetor lindjeje, duket më i kompltuar se kurrë.

Mbrëmë në gjysmëfinalen e Kupës së Kroacisë shënoi golin e tretë në fitoren 1-3 ndaj Slaven Belupo duke siguruar biletën për finalen.

Në ditëlindje shokët e skuadrës i kanë bërë një surprizë të bukur sulmuesit të njohur teksa në mjetin e kthimit, kanë organizuar ‘festën’.

Uzuni prej disa edicionëve po spikat me performancën e tij futbollistike. Përpara se të trasferohej nga Laçi te Lokomotiva, ai hyri në histori me bardhezinjtë duke shënuar një gol historik në kualifikimin e kurbinasëve ndaj Anorthsios Famagusta (Qipro) në Laç.

Te Lokomotiva konsiderohet futbollisti më i mirë i dekadës së fundit dhe golat e sulmuesit, kanë ndihmuar bardheblutë të qëndrojnë në nivele të larta.

Sot ai kërkohet nga disa klube prestigjioze në europë. Ndërkaq takimin e djeshën e ndoqën edhe dy eksponentët më të lartë të futbollit kroat. Presidenti i Federtaës Davor Suker dhe trajneri i përfaqësueses Zlatko Daliç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!