Sarri formulë të re për Zhorzhinjon…

Juventusi raportohet se ka ofruar Federiko Bernardeskin për mesfushorin e Çelsit, Zhorzhinjo.

Para se të vinte në Torino për timonin e bardhezinjve, Mauricio Sarri te blutë e Londrës afroi italo-brazilianin nga Napoli, duke e kthyer në pikë referimi.

Me sa duket efekti ‘domono’ vijon, ndërsa Sarri e do sërish Zhorzhinjon në Torino.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, është e mundshme një marrëveshje shkëmbimi mes Çelsit dhe Juves. Palët po punojnë për këtë lëvizje ‘alla Sarri’.

Juve pagoi 40 milionë euro për Bernardeskin në vitin 2017, por asnjëherë nuk justifikoi me fanellën e ‘Zonjës së Vjetër’. Me një gol dhe një asist, lojtari në një sezon duket se nuk ka lënë fare shenjë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!