Seria A, sot kalendari dhe oraret …

Më 20 qershor ristarton Seria A me ndeshjet e prapambetura të javës së 25. Sipas kërkesës së lojtarëve, vetëm 10 ndeshje janë planifikuar për t’u zhvilluar në orën 17:15

Sot, asambleja e Ligës së Serisë A do të zyrtarizojë kalendarin e ri të kampionatit, i cili do të rifillojë më 20 qershor, me ndeshjet e pezulluara të javës së 25-të. Projekt-kalendari parashikon që vetëm 10 ndeshje do të luhen në orë 17:15, ndërsa 114 takimet e tjera do të shpërndahen në orët 19:30 dhe 21:15.

Sakaq, është menduar që në Napoli, Kaljari dhe Leçe, të mos zhvillohet asnjë ndeshje në orën 17:15, për shkak të stinës së verës dhe temperaturave të larta në këto vende. Ndërkohë, kalendari i ri i Seria A, ka planifikuar që do të luhet çdo tri ditë për t’u mbyllur kampionati më 2 gusht. Më pas janë kupat europiane…

Seria A, do të rinisë me ndeshjet e prapambetura të javës së 25-të, sipas këtij kalendari: Torino-Parma (20 qershor, e shtunë, në orën 19:30), Verona-Kaljari (20 qershor, e shtunë, në orën 21:30), Atalanta-Sasuolo (21 qershor, e diel në orën 19:15) dhe Inter-Sampdoria (21 qershor, e diel, në orën 21:45).

Në asamblenë e sotme të pasdites, pritet që Liga Italiane të përcaktojë edhe kalendarin e ndeshjeve “big” të Serie A. Edhe pse për to ka një projekt, gjithçka pritet të zyrtarizohet pas kompromiseve midis personazheve në asamble.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!