Tifozët e Tiranës me plan “Marshall”

“Tirona Fanatics”, një nga tifo-grupet më të mëdhenj në vendin tonë duket se do të jetë në krah të Tiranës kryesuese të Kategorisë Superiore derisa titulli i 25-të të zyrtarizohet.

Në një postim të fundit në rrjete, ata kanë reaguar, duke mbështetur moralisht ekipin e tyre të zemrës.

Për shkak të pandemisë globale dhe masave protokollare,ata shkruajnë se nuk do të jenë prezent në shkallët e stadiumit. Por sinjale se tifo-grupi do i qëndrojë pranë skuadrës vishet me mister.

Nuk ka pandemi e situatë që na mban larg” apo ‘Ashtu siç rrinë yjet përreth Hënës”, thonë ata, tregon se diçka po stiset…

POSTIMI I “TIRONA FANATICS”:

Tirona Modhe rikthehet te luaje pas pauzes 2 mujore, te merkuren ne Ballsh ne oren 17:00.

Ne baze te situates aktuale, per ne, do te jete e pamundur per ta mbeshtetur skuadren fizikisht, te organizuar, ne shkallet e stadiumit…

Pavaresisht kesaj, lojtaret duhet ta dine qe te gjithe syte dhe mendjet tona do te jene aty qe prej fershellimes se pare te merkuren, e deri ne fershellimen e fundit ne finalen e fundit te sezonit.

Luftoni dhe fitoni per Tironen Kampione, per endrren dhe dashnine tone me te madhe, per brezat e mrekullueshem kampion, e per traditen e madhe dhe te pakrahasueshme 100 Vjecare te Sport Klubit dhe Kryeqytetit me te bukur ne bote.

NUK KA PANDEMI E SITUATE QE DO TE NA MBAJE LARG TIRONES, NE DO TE JEMI GJITHMONE ATY, NE NJE MENYRE APO TJETREN PER TE MBESHTETUR ASHTU SIC NE DIME, NGJYRAT 27 HERE KAMPIONE…

TE GJITHE BASHKE PER TE 28-TIN!

ASHTU SIC RRIN YJET, YJET PERRETH HONES! 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!