Demi: “Nuk ka sukses çdo vit, Kukësi fiton kampionatin”

Presidenti i Partizanit Gazmend Demi tha sot në një intervistë për Top Channel, se Partizani i tij, do ishte 25% i kënaqur nëse arrin në Kupat e Europës. Kreu i klubit të kuq, përmes batutave ose jo, tha se pret që Kukësi të fitojë titullin aktual. Në fund deklaroi se drejtori Olsi Rama pati ofertë gjatë verës nga një klub europian për tu bërë pjesë drejtuse.

Cfar presim president nga ky kampionat?

Presim që ta fitojë Kukësi kampionatin se kështu ka thënë Gjici, ne presim të shkojmë në UEFA.”

Thonë se jeni kundër Tiranës, Skënderbeut por dhe kundër Koronës….

Këtë të koronës shyqyr që patëm Ramen e na e kaloi.”

Hyni në mbledhje në FSHF me mendje tjetër e dilni me mendje tjetër. Ka ndonjë ilaç ?

Nuk e di për ilaç duhet me pyet ata homologët e mi po ato rregullore që u folën atë ditë nuk mund të zbatohen tërësiht, por u bë kompromisi të fillojë dhe le të fillojë Suksese skuadrave, për mua nuk duhet të fillonte.”

Objektivi i ri?

Nuk ka sukses vit për vit. këtë vit nuk kemi qënë mirë aty ku menduam. pavarësusht se investimet ishin bërë. Nganjëherë lojtarët që mendojmë se i marrim mbi lojtarët tonë, nuk janë përshtatur a nuk di çfarë të them, por nëse arrimjë te UEFA, do të jetë një vit çerek i suksesshëm”.

Kanë kërkuar t’ju marrin drejtorin Rama. Çmimi?

Safeti (Gjici, shënim nga redaktori) do ti marrë pa lek por unë pata një ofertë prej 2 milon euro nga një ekip i huaj. Unë i dua të gjithë lekët të vijnë me bankë ata duan ti paguajnë një pjesë kesh dhe nuk pranova ngaqë shkelin rregullat financiare të Shqipërisë. E vërtetë,ekip shumë serioz europian”(Video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!