Stivi Frashëri: ‘Shkojmë për tri pikë në Laç, titulli në Kukës’

Portieri korçar i Teutës Stivi Frashëri, në një lidhje skype me ‘Ora News’, tha sot në mbrëmje se ai i uron fitimin e titullit kampion Kukësit. Ish- portieri i Tiranës, Kukësit, Skënderbeut dhe disa ekipëve të tjera, beson se të mërkurën ndaj Laçit, Teuta do të marrë fitoren.

Kalendari?

Luajmë në trasfertë me skuadrën e Laçit. Një ndeshje e vështirë jemi dy skuadra që duam europën. Të bëjmë më të miren dhe pas kësaj gjendje të vështirë të arrijmë të marrim tri pikët

Në Laç duhet të përveshësh dorezat mirë…

Shpresojmë t’ja arrijmë qëillimit pasi kemi punuar në këtë periudhë të vështirë si në pjesën personale ashtu dhe kolektive. Shpresojmë të bëjmë mirë në këto dhjetë ndeshje.

Portier me të ardhme portier që ndonjëherë… ndodh

Është e vërtetë pasi ndonjëherë presioni është i madh. Dihet që futbolli ka ulje dhe ngritje. Uroj ta kem kaluar uljen. Ka ndodhur në një moshë të caktuar. Isha i ri, uroj që të kemi ardhur në moment të mirë si për vete ashtu dhe për ekipin.

Kalendar i vështirë, Laçi, Bylis, Tirana…

Ne do ti marrim ndeshjet një enga një. Shpresojmë të bëjmë mirë ndeshjen e parë, pastaj të shohim të tjerat. Tani jemi të fokusuar te ndeshja me Laçin. Ne kemi objektiv të bëjmë maksimumin

Skuadra që tremb në fazën sulmuese?

Në fazën sulmuese është Kukësi pasi dihet që ka skuadrën më të kompletuar. Por edhe Laçi nuk ngelet pas duke ditur që ka golashënuesin më të mirë të kampionatit të deritanishëm shqiptar”

Kukësi më i mirë?

Mendoj se Kukësi i vitit të parë që kam luajtur un paçka se luante për kampion ndaj Skënderbeut që ishte i frikshëm.”

Titulli?

Të them të drejten do ja uroja Kukësit, paçka se Tirana po bën një kampionat të mirë dhe ndoshta e meriton por është thjesht një preferencë e imja”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!