Demi: ‘Luajmë në shtator, kompleksi kërkon kohë…’

Duke folur në një intervistë për Top Channel, presidenti Demi tha ndër të tjera se kampionati e ri do ta gjëjë Partizanin me shtëpi të re. Madje kreu i klubit foli me siguri se kuqtë, do të luajnë që në shtator në fushën e kompleksit të ri.

Ndoshta i gjithë kompleksi nuk do inagurohet në shtator, por ndeshjen e parë që fillojmë në sezonin e ardhshëm, është e sigurt që do të bëhet në ministadiumin tonë të vogël” – tha Gazmend Demi sot.

Në fakt, ‘Sporti im.al’ udhëtoi sot deri në perimetrin e impiantit të ri dhe pa nga afër punimet aty të ministadiumit që po ndërtohet në veri lindje të kryeqytetit.

Edhe pse dëshira e Demit, Klubit apo dhe tifozerisë së 16 herë kampionëve të vendit konsiston në ‘festë’ gjatë shtatorit, diçka e tillë vështirë të ndodhë.

Gjithësesi, deri tani ka përfunduar mbulimi në tribunën qëndrore dhe në tribunën përballë. Dukshëm kompleksi duket prapa në sektorë të tjerë pa harruar edhe punën në fushë… 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!