Testi në Pezë: Dinamo paqe me Kastriotin

Miqësore në Pezë: Dinamo-Kastrioti 1-1(Kaloshi 34′ / Marku 52′ (P))

Sot në Pezë, në vazhdën e testeve miqësore, Dinamo e Tiranës ia doli të barazojë me Kastriotin e Krujës në shifrat 1-1.

Edhe pse skuadrat kanë synime totalisht të kundërta, teksa Dinamo luan për të mbjetuar e krutanët për t’u ngjitur në Superiore, në fushë diferencat kanë qenë minimale.

Fillimisht skuadra blu ka rritur të kalojë përpara në minutën e 34 ‘ të fraksionit të parë, duke merituar kryesimin deri në të 52’ kur miqtë barazuan përmes një penalltie me autor Markun.

Në pjesën e dytë të dy teknikët, Kamarata e Ndreu, aktivizuan disa futbollistë të stolit.

Formacionet fillestare:

Dinamo: Kuka, Boçi, Paterni, Reçi, Salazar, Fejzaj, Kamara, Kaloshi, Kolgega, Hysa, Ortolani. Tr: M.Kamarata

Kastrioti: Selaci, Neziri, Çela, Sefgjini, Prodani, Basha, Nuriu, Okebugu, Bardhi, Ajazi, Marku. Tr: R.Ndreu

Arbitra: K.Kola, B.Kaimi, E.Potomi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!