Rei Nuriu: ‘Kastrioti gati për Superioren’

Në linjë me mesfushorin edhe portieri Selaci. ‘Kastrioti gati…’

Rei Nuriu u afrua gjatë janarit te Kastrioti. Mesfushori kryeqytetas, pjesën e parë të sezonit ka qenë me Skënderbeun, ndërsa më parë ka luajtur edhe me Dinamon.

21-vjeçari shprehet për Supersport, se Kastrioti ka një grup të fortë e konkurues edhe për Superioren. Shfaq besnikëri dhe beson në rritjen individuale.

Rritja profesionale?

“Kastrioti është në nivel të lartë, e ka treguar vitet e fundit. Kjo etapë do më ndihmojë shumë, duke marrë minuta. Ndyshe nga gjysma e parë e sezonit. Ekipi është shumë i fortë, ka konkurencë dhe kjo do më ndihmojë të ecë përpara.”

Nëse do ishit në Superiore?

Me atë që shoh, them se Kastrioti nëse do ishte në Superiore, do përfaqësohej me dinjitet. Këtë nuk e them se jam pjesë e Kastiotit, por shoh që këtu ka një grup çunash që luajnë futboll shumë të mirë.”

E ardhmja?

“Dëshira është që të jem pjesë e Kastiotit, ndërsa me shumë mundësi do jemi në Superligë. Gjithnjë nëse ecim kështu. Besoj se me pak përforcime, do bëjmë kampionat dinjitoz.”

Ndërkaq për situatën dhe pritshmëritë te krutanët, foli edhe portieri Selaci.

Kastrioti është emër me traditë në futbollin shqiptar dhe jam krenar që mbroj portën e Kastriotit. Jam munduar të jap maksimumin tim dhe ta mbroj portën sa më mirë.

Mendoj se Kastrioti gjatë pjesës së parë të kampionatit e ka treguar se është ekipi më i mirë dhe do ta tregojë deri në fund se jemi më të mirët dhe e meritojmë Superioren.

Sigurisht, Superiorja ka një stad tjetër, por me lojtarët që kemi në ekip, janë futbollistë që kanë luajtur edhe aty dhe kanë treguar se e meritojnë. Me pak ndërhyrje, mendojmë se e përballojmë edhe Superioren,” –tha Selaci.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!