Seria A, palët shtyjnë për ristartin me 20 qershor

Siç dhe ishte njoftuar, në orën 18.30 filloi takimii midis qeverisë dhe majës së futbollit, vendimtar për të vendosur datën eventuale të rifillimit të futbollit të luajtur.

Në tryezën virtuale gjëndën ministri i Sporteve Vincenzo Spadafora dhe stafi i tij, presidenti i FIGC Gabriele Gravina, presidenti i Ligës së Serisë A, Paolo Dal Pino, ai i League B, Mauro Balata, i Amatorëve Kozimo Sibilia, Damiano Tomasi për Sindikatën, Renzo Ulivieri për Sindikatën e trajnerëve, dhe Marçelo Niçi për gjyqtarët.

Liga dëshiron të fillojë më 13 qershor por sipas zërave të fundit hipoteza e 20 qershorit po merr përparësi në këtë takim. Nëse vendost kjo datë skuadrat do të kishin katër javë stërvitje në këmbët e tyre por do ngjisheshin në ndeshje.

Data 17 qershor, mund të përdoret për Kupën e Italisë ose rikuperimet e javës së 25-të. Spostimi për në datën 13-të, do duhet të detyrojë kryenministrin Konte të ndryshojë dekret pasi kreu i qeverisë italiane, ka zyrtarizuar gjatë marsit se asnjë aktivitet sportiv nuk luhat deri në 15 qershor.

Takimi vijon…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!