Premier League, rifillon më 17 qershor…

Premier League po afron me shpejtësi rifillimin e kampionatit. Sot ka ardhur vendimi i njëzet klubeve pjesëmarrëse në kampionatin e ishullit…

Ata u mbodhën një një konferencë, e dyta në dy ditë. Ka pasur 12 rezultate pozitive në tre raunde testimesh për koronavirus në klubet e Premier League. Katër teste pozitive u njoftuan të mërkurën në mbrëmje.

Po gjithçka konsiderohet normale. Premier, do të rifillojë më 17 qershor me ndeshjet e prapambetura Mançester Siti – Arsenal dhe Aston Vila – Shefild Junajtid, të pezulluara për shkak të pandemisë me COVID-19.

Ndërkohë takimet e javës së 30-të, sipas parashikimeve do të zhvillohen në fundjavën e 19,20,21 qershorit.

Vendimi do të duhet të ratifikohet nga Federata Angleze e Futbollit, e cila duket është e orientuar për ndezjen e dritës së gjelbër për rifillimin e Premier League, në të njëjtat data të parashikuara nga liga.

Shembulli i Bundesligës duket iu është imponuar edhe shpikësve të kësaj loje magjike…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!