‘FA Cup’: Finalja në Wembley

Finalja e Kupës së FA do të zhvillohet në 1 gusht në ‘Wembley’.

Dritë jeshile edhe për një kompeticion futbollistik ‘antik’ në ishull. Do luhet edhe FA Cup, historia e së cilës nis 150 vite më përpara.

Gjysëmfinalja do të zhvillohet gjatë fundjavës së 11 dhe 12 korrikut dhe finalja të luhet në Wembley në 1 gusht. Të gjitha takimet do të jenë me dyer të mbyllura.

Ndeshjet çerekfinale të Kupës FA që do të luhen janë:

Leicester City – Chelsea
Newcastle United – Manchester City
Sheffield United – Arsenal
Norwich City – Manchester United

FA nga një këndvështrim financiar, me shefin ekzekutiv të saj, Mark Bullingham, i cili më herët pati paralajmëruar një humbje deri në 150 milion stërlina.

Jemi të kënaqur teksa ramë dakord për datën e rifillimit të Kupën FA të Emirateve 2019-20. Gara ka qenë një pjesë integrale e kalendarit të futbollit anglez për gati 150 vjet, dhe ne falenderojmë ekzekutivin dhe klubet e Premier League për mbështetjen e tyre në planifikimin e ndeshjeve të mbetura gjatë kësaj kohe të pashembullt”- tha Bullingham.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!