MotoGP, Miler te Dukati
Ishte planifikuar që MotoGP të startonte në 8 mars (Katar), por COVID-19 , në pikun e tij, ndali edhe garat spektakolare të GP.
Marrëveshja midis Xhek Miler dhe skuderisë Dukati është zyrtare. Njoftimi i Borgo Panigale ka mbërritur, duke komunikuar angazhimin e pilotit australian për ekipin zyrtar duke filluar nga sezoni 2021 në MotoGP.
Për Milerin ky është një promovim nga ekipi i Racing Pramac, ekipi satelit i Dukatit, në të cilin ai ka garuar për tre sezone.
“Së pari dua të falënderoj Paolo Kampinoti, Francesko Guidoti dhe gjithë ekipin Racing Pramac për mbështetjen e madhe që më kanë në dy vjet e gjysmë.
Është nder për mua të vazhdoj karrierën time MotoGP me kompaninë Borgo Panigale dhe për këtë arsye dëshiroj të falënderoj të gjithë menaxhmentin e Ducati, Klaudio, Xhixhi, Paolo dhe Davide, për besimin te unë. Jam i gatshëm të marr përgjegjësinë për të qenë një pilot zyrtar i Dukatit në 2021.“- tha Miler.