Tërhiqet Japonia, MotoGP e gjitha europiane

Moto GP vetëm në Europë. Është ky verdikti final i botërorit të garës më spektakolare mbi motorrë, ardhur nga DORNA dhe kreu i saj Karmielo Ezpeleta.
Ne do të qëndrojmë në kontinentin e vjetër deri në mesin e nëntorit: do të përpiqemi të bëjmë sa më shumë gara të jetë e mundur”, – tha Ezpeleta për zyrtaren e MotoGp.

Në fakt ky vendim, vjen fill pas anulimit të Çmimit të Madh të Japonisë, i planifikuar për më 18 tetor. Tashmë kur gjërat janë zyrtarizuar, pistat e Europës lipset të bëjnë llogaritë e të presin këtë kampionat të cunguar.

Spanja me kontribute madhore në infrastrukturë e kampionë, pritet të marrë rolin primar për të thuajse gjithë botërorin e vitit 2020. Natyrshëm me një protokoll special e pa tifozë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!