Koronavirusi, Moto GP anulon Katarin…

Në historinë 71-vjeçare të Moto GP, ka patur arsye nga më të ndryshme, që kanë çuan në anulimin e një gare. Sidoqoftë, kurrë nuk kishte ndodhur që një Grand Prix të anulohej për arsye shëndetësore, siç në të vërtetë ndodhi për garat që do të zhvilloheshin më 8 mars në pistën e Katarit.

Gara startuese e botërorit 2020 në kategorinë Moto GP, e planifikuar të zhvillohej në këtë vend arab, është anuluar për shkak të përhapjes së koronavirusit. Ndërkohë, që gara për Grand Prix në Formula 1, e planifikuar më 19 prill në Shangai i të Kinës, zyrtarisht është shtyrë, por nuk është anuluar.

Në fakt, qytetarët italianë, ata japonezë, por edhe te tjere, që duan të hyjnë në Emiratet Arabe për të ndjekur këto gara, duhet të kalojnë një periudhë të detyrueshme 14-ditore në karantinë, që në fakt do të thotë privim i tyre për të ndjekur këto gara të Moto GP…

Pas Katarit, dyert për Moto GP i mbylli edhe Tajlanda. Më 22 mars, në pistën Buriram të këtij vendin, ishin programuar për t’u zhvilluar garat e radhës për botorërorin e këtij sporti. Shkak frika e korovanvirusit, pasi në këtë vend, të dielën është shënuar edhe viktima e parë si pasojë e Covid-19.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!