Bayern, 250 mijë euro donacion nga maskat

Të mërkurën, skuadra e Bayern Mynih i dorëzoi një donacion prej 250,000 eurosh shoqatës “WeKickCorona”, e cila u krijua nga lojtarët Joshua Kimish dhe Leon Goretzka.

Këto të ardhura erdhën nga shitja e maskave të fytyrës  me logon “FCB”, të cilat u prodhuan nga një kompani bavareze, si dhe nga shallet do të jepeshin në ndeshjen e Champions League kundër Çelit në “Alianz Arena”.

“Eshtë gjë shumë mirë ajo që Leon Goretzka dhe Joshua Kimish kanë arritur me “WeKickCorona,” – tha administratori i FC Bayern, Karl-Heinz Rumenige. “Ne jemi të kënaqur që dhuruam një shumë prej 250,000 eurosh nga të ardhurat e grumbulluara nga shitja e maskave për fytyrën, duke i dhënë ndihmë kësaj fushate të mrekullueshme të krijuar nga lojtarët tanë.”

“WeKickCorona” është një shoqatë e krijuar nga Leon Goretzka dhe Joshua Kimish, për të mbështetur institucionet shoqërore dhe bamirëse, që janë prekur veçanërisht nga pandemia e koronavirusit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!