Shalke prek ‘fundin’ Paderborn qëndron…


Fitorja e Duseldorfit ndaj Shalkes në derbi, zbeh barazimin e Paderborn në Bavari. Skuadra e Gjasulës, pranë rrëzimit nga Bundesliga.

Lajpcig dështon në shtëpi me Herthën e Berlinit duke mos ia dalë të fitojë. Edhe pse po udhëhiqte deri në fund, vendasit u barazuan nga skuadra e Bruno Labadisë e cila po mahnit që pas angazhimit të teknikut aktual.

Ndrëkaq në mbrëmje Paderborn i Gjasulës arrin të marrël sërish një pikë në trasfertën bavareze teksa baraoi pa gola me Augsburg. Gjithësesi mbetet në fund.

Shalke zhgënjen sërish duke prekur krizën më të thellë të dekadës së fundit. Shënoi e para në Duseldorf por u përmbys si me ‘porosi’ nga vendasit e Fortunës 2-1.

Hofenheim mund pa probleme 3-1 Këlnin, teksa Union Berlini debutues, barazoi në shtëpi me Mainz 05, 1-1.

Rezultatet teknike të ditës:

Lajpcig- Hertha B 2-2

Augsburg-Paderborn 0-0

F. Duseldorf- Shalke 04 2-1

Hofenheim-Këln 3-1

Union Berlin-Mainz 1-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!