Leverkusen kthen ‘tifozët’, bollëk golash në Frankfurt…

Bundesliga, Java e 28: Eintraht-Frajburg 3-3, Verder- M’Gladbah 0-0, Leverkusen- Volfsburg 1-4

Pas Dortmund- Bajern (0-1) teksa hapi javën e 28-të, Bundesliga vijoji me tri takime të tjera.Verderi i Rashicës u ndal në barazim pa gola në shtëpi nga M’Glagdah.

Ndeshje interesante ajo mes Eintrahtit dhe Frajburgut të Abrashit. Skuadra e mesfushorit të kombëtares kuqezi (88’minuta në fushë) udhëhoqi 1-3 deri në minutën e 80-të kur dhe mori golin e dytë. Pa kaluar 2 minuta, Eintraht barazon duke i dërguar shifrat në 3-3.

Por kryevepra e mbrëmjes ishte në ‘BayArena’ të Leverkusenit. Jo në fushë pasi loja u stis në mënyrë të turpshme nga vendasit duke u bërë për ‘aspirina’, por në shkallë.

Organizatorët kishin menduar deri në detaje duke afruar një dekor të jashtëzakonshëm në tribuna. Pankarta e madhe i ngjante një grupimi madhështor tifozësh duke krijuar një ambient të këndshëm. Shifrat ishin të rëndë, Leverkusen u shpërfytyrua në shtëpi nga Volfsburg 1-4.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!