Ndreu: ‘Nuk e kemi siguruar ende elitën’

Ramazan Ndreu për Kastriotin, ecën në ‘këmbë’ deri në ‘Stamboll’.Ka një jetë si futbollit dhe trajner me kipin e qytetit të tij, me të cilin ka shkruar histori. Në momente kritike i është gjëndur pranë dhe frytet e një specialisti janë dukur…

Sakaq, krutanët nën drejtimin e Ndreut udhëheqin bindshëm Grupin A të Kategorisë së Parë dhe kthimi në Superiore duket thjesht formalitet. I thotë të gjitha në Supersport.

Gëzohem që ju shoh mirë…

Edhe un gëzohem që ju shikoj të gjithëve mirë”

Terrenet?

“Terret sportive janë në gjendje të mjerueshme. Për stadiumin problemi ishte pandemia, pasi puna nisi, por besoj se federata dhe bashkia do të gjejnë një rrugë. Do të dalim në Superiore dhe nuk kemi stadium ku do të luajmë.”

Pa shtëpi?

Është shumë e vështirë që të punosh pa shtëpi dhe është si një familje që nuk ka një shtëpi të sajën. Po të dalim në Superiore është shumë e vështirë që t’i luajmë ndeshjet jashtë qytetit tonë”.”

Rikthimi në elitë…

Niveli i Kategorisë së Parë ndryshon nga Superiorja, por ne kemi lojtarë të rinj dhe na japin besim për sezonin e ri. Na duhet 4-5 lojtarë të rinj që të bëjmë një skuadër të fortë dhe jo kalimtare. Në Superiore do të jemi skuadra që kemi qenë para disa vitesh”.

Cilësia në Superiore?

Nuk kemi dalë ende në Superligë edhe pse jemi drejt asaj rruge. Këta lojtarë që janë aktualisht janë shumë të talentuar dhe janë moshë e re. Kam besim se 4-5 lojtarë do të tregojnë nivel e do të jenë ndër më të mirët në Superligë e do të jemi më mirë se Kastrioti i sezonit të kaluar”. 

Vetëkënaqesia…

“Është një situatë e vështirë pasi nuk e kishim kaluar këtë situatë nga pandemia. Duhet një stërvitje e kujdesshme që mos të ngarkojmë shumë lojtarët, pasi janë në nivelin fizik zero. Nuk e kemi siguruar ende Superioren dhe për këtë arsye kam punuar me skuadrën nga ana psikoligjike.

Nuk do të bëjmë shumë ndeshje të bukura sepse po e nisim nën zero këtë kampionat. Do të jetë një mbyllje e dobët.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!