Ultrasit verdheblu: ‘Shpëtoni Elbasanin’

Revoltë ‘verdheblu’, Elbasani në këmbë…’. Ky ishte titulli i 3 javëve më parë i ‘Sporti im.al’ duke hedhur mbi tavolinë zhvillimet e kohës të klubit Elbasani.

Sot, ultrasit e klubit, ngrihën sërish…

Tifozët e Elbasanit nën grupimin “Tigrat Verdheblu” i kanë drejtuar një letër të hapur kryetarit të Bashkisë, Gledjan Llatjës.

Në të tifozët i kërkojnë një takim urgjent për të disktuar për ekipin e Elbasanit tashmë me kanosjen drejt rrëzimit edhe nga Kategoria e Parë.

Ndonëse peripecitë nuk po i ndahën Elbasanit me histori në elitë, mbështetësit verdheblu synojnë që me këtë nismë të vendosin pikat mbi ‘i’ I ftuar edhe presidenti Arben Laze.

LETRA E TIFOZËVE TË ELBASANIT DREJTUAR KRYETARIT TË BASHKISË:

Letër e hapur

Drejtuar: z. Gledjan Llatja (Kryetar i Bashkisë Elbasan)

Duke parë situatën aktuale (skandaloze) të skuadrës së qytetit tonë, Elbasani, i drejtohemi me këtë letër të hapur opinionit sportiv në Elbasan dhe vecanërisht Kryetarit të Bashkisë Elbasan z. Gledjan Llatja.

Bashkia si aksionere kryesore e skuadrës, pasi e ka dorëzuar ekipin në duar të pasigurta, tashmë s’po bënë asnjë hap pas për të ringritur ekipin, madje deri më tani, kontributet e saj janë zero në ekipin e futbollit.

Por duam të sqarojmë paraprakisht, se nisma jonë nuk është aspak e politizuar apo e telekomanduar nga dikush. Gjithashtu, figura e juaj z. Llatja gëzon respekt. Gjithcka e bëjmë si pasojë e dashurisë së pavdekur ndaj dy ngjyrave të përjteshme verdheblu.

I nderuar kryetar, po kërkojmë një takim direkt me ju, për të diskutuar problemet e skuadrës. Në prani do të ishte mirë të ndodhej edhe z. Arben Laze, si aksioner I skuadrës.

I drejtohemi Bashkisë, sepse në kalimin e klubit në një shoqëri anonime si “Manchester Group”, dhe mos marrja prapsh e aksioneve, apo procedurat e pa nisura gjyqësore, për rikthimin e aksioneve pas tek zotëruesit e mëparshëm, janë tregues të qartë të harresës ndaj KF Elbasanit. Për më tepër, Bashkia është institucioni i vetëm përgjegjës për futbollin dhe sportin e qytetit.

Ajo cfarë në kërkojmë paraprakisht do ti rendisim si më poshtë

1.            Nisjen e procedurave gjyqësore për marrjen pas të aksioneve të skuadrës nga pronarët e mëparshëm.

2.            Garanci financiare për skuadrës në një projekt 3 vjecar.

3.            Përkrahje aktuale e futbollistëve të Elbasanit.

Duke pritur mirëkuptimin tuaj, ju falenderojmë për vëmendjen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!