Covid-19: Floriana, kampionia e Maltës…

Sikurse është njoftuar më herët, Federata Malteze e Futbollit, për shkak të pandemisë me koronavirus, jo vetëm që e ka ndërprerë futbollin, por edhe e mbyllur përfundimisht sezonin.

Ajo, në mbledhjen e saj të fundit ka shpallur skuadrën e Florianës, si kampione të Maltës, e cila kryesonte tabelën me 3 pikë më tepër se La Valletta, që renditej e dyta para ndërprerjes së kampionatit të këtij vendi.

Skuadra e Florianës që drejtohet nga presidenti Rikardo Gauçi, sipas federates malteze të futbollit, në sezonin e ardhshëm 2020-2021 do të luajë në turin paraeliminator të Champions League.

“Ky titull është i tifozëve të Florianës dhe ia dedikoj babait tim,” ka deklaruar pas kësaj ngjarjeje presidenti Rikardo Gauçi që drejton këtë skuadër.

Ndërkaq, kjo situatë ka sjellë tension gjatë natës, ku makina e sekretarit të Florianës, Dione Borg, është djegur pranë shtëpisë së tij.

Dyshohet se kanë qënë rivalët e La Vallettës (tri pikë më pak kur duheshin dhe 6 ndeshje) që kanë kryer aktin por ata u distancuan menjëherë nga ky incident.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!