Katër futbollistë “moskovitë”, me Covid-19

Katër futbollistë të Lokomotiv të Moskës ka rezultuar të infektuar me koronavirus. Stafi i skuadrës moskovite, futbollistë, stafi dhe menaxherët e klubit, të testuar para fillimit të përgatitjeve në qendrën e tyre stërvitore, u befasua.

 Analizat treguan se mesfushori Dmitri Barinov, portieri Anton Kochenkov, si dhe sulmuesët Timur Sulejmanov dhe Roman Tugarev, kanë rezultuar të infektuar me Covid-19.

Klubi Lokomotiv i Moskës, në faqen e tij zyrtare në “Twitter”, informon gjithashtu se “lojtarët e infektuar ishin asimptomatikë, ata ndjehen mirë dhe janë në shtëpi e tyre të vetëkarantinuar”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!