Kaos, mitiku Marakana, spital për Covid-19

Përpos pasojave të koronavirusit, kaosi ka mbërthyer edhe futbollin brazilian. Klubet janë ndarë në dy kampe, diametralisht të papajtueshëm në qëndrime: disa kërkojnë të zbresin në fusha për t’u stërvitur dhe rinisur kampionatet, të tjerë kanë kundër dhe duan të respektojnë karantinimin.

Sakaq, në stadiumin e famshëm dhe legjendar “Marakana”, është ngritur një spital për të ndihmuar pacientët e infektuar me Covid-19.

Dje, disa klube të shtetit të Rio de Zhaneiros janë takuar me drejtuesit e Federatës Braziliane të Futbollit dhe kanë vendosur që nesër të rinisin stërvitjet. Ndërkohë ata do të përcaktojnë edhe një datë për ristartin e kampionatit të ndërprerë në mars, ku me gjasë 14 qershori është një opsion, por me stadiume të boshtatisur, pa tifozë.

Nga mediat lokale, ky version duket shumë i vështirë. Flamengo, që e kishte rifilluar stërvitjen kundër rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore javën e kaluar, është një prej klubeve për rifillimin e futbollit, së bashku me Vasko da Gama.

Fluminense dhe Botafogo janë dy klube të njohura, kundër dhe nuk morën pjesë fare në takimin e së dielës. Ata i referohen fakteve se të infektuarit me koronavirus dhe numri i viktimave në Brazil dhe shtetin e Rios, nuk është në rënie…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!