Covid-19, falimentojnë disa klube në Kinë…

Pandemia e Covid-19, veç viktimave, dëmeve sociale dhe ekonomike, e ka goditur fort edhe futbollin kinez. Për shkak të kësaj situate të vështirë, disa ekipe kanë shfaqur probleme financiare dhe nuk ishin në gjendje të paguanin rrogat e futbollistëve rregullisht.

Kështu, bëhet e ditur, se 11 klube (4 të dyta dhe 7 të kategorisë së tretë) janë pezulluar nga Federata Kineze e Futbollit. Ndërkohë 5 shoqëri të tjera të superligës, po për shkaqe financiare, kanë deklaruar falimentimin, përfshirë këtu edhe klubin e njohur të futbollit në këtë vend, Tianjin Tianhai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!