Ademi largon ‘retë’, Vllaznia bindet të ‘luaj’

Prej ditësh Vllaznia ka ndalur seancat për shkak të mos pagesës.

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi arrin të bëjë bashkë futbollistët e Vllaznisë dhe në fund të zgjidhë përkohësisht situatën e ngrirë te klubi më i vjetër në vend.

Siç raportohet nga Shkodra, numri një i institucionit vendor, u ka premtuar lojtarëve se deri më datë 3 qershor të gjithë futbollistët do të marrin një pagë të prapambetur.

Sipas Ademit, pjesa tjetër do shlyhet në vijim. Aq ka mjaftuar dhe Vllaznia teksa bëhet gati për sfidën me Flamurtarin, pritet të zbresë në terren.

E kthyer në epiqendër të vemendjes për probleme financiare, Vllaznia me histori të madhe, duket se do luftojë fort për të qëndruar në Kategori. Dihet se ana financiare mbetet determinante për një klub futbolli. Vllazina po e vuan disi gjatë mungesën e një presidenti legjitim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!