Vllaznia del në stërvitje, bojkoti u la pas…


Vllaznia: Situata kaotike duket se është përmirësuar por në Shkodër gjëndja duket e zymtë. Skuadra zbret në seancë.

Ashtu siç u vendos dje, pas takimit dhe marrëveshjes me kryebashkiaken Voltana Ademi, sot paradite skuadra e Vllaznisë, nën drejtimin e trajnerit Mirsad Jonuz, ka rinisur stërvitjet. Bojkoti për shkak të pagave të pa shlyera prej katër muajsh, është lënë pas.

Futbollistët shkodranë kanë zbritur me optimizëm në fushën stërvitore, për t’u përgatitur për takimin e javës së 27-të, ku Vllaznia do të jetë udhëtojë drejt Vlorës për t’u përballur me Flamurtarin e vendin të fundit.

Kjo gjithnjë nëse Kampionati i 81-të i Superiores do të rinisë më 3 qershor, sipas parashikimeve të FSHF-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!