Doka pret ‘trenin’ për Kroaci

Një kampion eventual me Tiranën mund ti thotë lamtumirë bardhebluve në fund të edicionit. Sipas Panorama Sport, Albi Doka mësohet se ka arritur një akord paraprak në Kroaci me ekipin e NK Goricës.

Sipas burimit, futbollisti kryeqytetas madje ka firmosur me kroatët e mestabelës së ligë së lartë. Disi konfuz lajmi pasi sipas rregulloreve të trasferimëve, lojtari nuk mund të firmosë pa mbyllur kontratën me Tiranën.

Në fakt drejtuesit i kishin kërkuar rinovimin, mirëpo një gjë e tillë është shmangur nga Doka. Kjo do të thotë se mbarojtësi anësor ka menduar për të gjetur destinacionin e ri. Nëse ky transferim do të realizohet, Halili dhe Tirana e tij do mbetëshin me ‘gisht në gojë’ pasi Doka do të largohet me parametra zero.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!