Seria A stërvitje në grup, plani ‘B’ mbi tavolinë…

Protokolli i ri u nis dje për të gjitha klubet e Serie A, të cilat më në fund mund të fillojë trainimin në grup në funksion të rifillimit të kampionatit.

Më 28 maj, Ministri i Sportit, Spadafora, pritet të tregojë një datë për të filluar zyrtaret e mbetura (13 ose 20 qershor). Natyrisht nuk do luhet në 15:00 por sipas një orari që ndryshe. Do nisin në 16:30, 18:45 dhe 21:00.

Ndërkohë futbolli italian përgatit planin B për të shpëtuar sezonin dhe hipoteza e play-off dhe lojrave bëhet gjithnjë e më konkrete. Por pyetja është: si do të jetë në detaje ky plan B?

Më 3 qershor, këshilli federal i FIGC me shumë gjasë do të shpallë formatin e play-off-it dhe të takimëve për 20 skuadrat e Seria A. Dy janë skenarët e mundshëm (në rast se kampionati nuk fillon deri në 20 qershor)

Në të parën, me pjesëmarrjen e 20 skuadrave, do të krijoheshin tre ‘grupe’: Një për titullin e ligës, një për përcaktimin e klasifikimit dhe kualifikimin në Europa League dhe një për shpëtimin. Për titull do ishin 6 skuadrat e para.e dyta gjithashtu me 6 dhe grupi i tretë ai për të shpëtuar me 8 skuadra. Seria A, me gjasë ndër misteret e mëdha për tu zgjidhur…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!