“Djajtë” e Milanos, të gjithë negativë…
Lajm i mirë në kampin “e djajve” të Milanos. Të gjithë futbollistët dhe stafi teknik i kuqezinjve të Milanit, pas analizave të tamponëve kanë rezultuar negativë, raporton agjensia italiane e lajmeve ANSA.
Kësisoj, nga e hëna njoftojnë drejtuesit e klubit, skuadra e Milanit do të kryejë stërvitje drejt “normales”, me punë në grupe dhe ndeshjeve të vogla. Vetëm mesfushori Kesie, ende vazhdon në karantinë dhe do të mungojë.
Sakaq, në ditët e sotme kuqezinjve në Milanelo, i janë bashkuar edhe Stanga, Torrasi, Olzer, Tonin dhe Kolombo, pesë futbollistë nga skuadra e të rinjve, të cilët gjithashtu kanë rezultuar negativë.