Juventus negativ, Higuain sot me grupin…

Juventusi ka konfirmuar se të gjitha testet e para për Koronavirus kanë rezultat negativë. Edhe pse lojtarët lipset të dalin negativ në dy teste brenda 48 orëve.

Njoftimin e ka bërë vetë klubi në një deklaratë zyrtare duke njoftuar tifozët për situatën me të re pas kontrollëve mjekësore.

Ka disa ditë që lojtarët e Juventusit bëjnë stërvitje individuale në grupe të vogla, duke mbajtur distancën. E gjithë skuadra ka bërë testimin duke rezultuar negativ. Në ditët në vazhdim stërvitjet do të vazhdojnë në grupe më të mëdha”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, Matuidi, me COVID-19 në mars tani i shëruar, dhe Kedira janë paraqitur në stërvitje dje teksa Higuain dhe Rabiot, do të lejohen në stërvitje sot.

Dy të fundit, janë kthyer më vonë se të tjerët në Itali dhe pas izolimit do mund të nisin njohjen me ‘fushën’.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!