Mall dhe zili, 160 shtete ndjekin Bundesligën

Shumë kuriozitet, por edhe pak zili. E gjithë bota, të shtunën dhe të dielën, i kishin sytë nga Gjermania. Kishte një dëshirë të madhe për t’u rikthyer te futbolli. Të mëdhenj dhe të vegjël, nga 160 vende të globit ishin t6ë ulur përpara TV.

Sulmuesi i kuqezinjve të Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, i frymëzuar nga rifillimi i Bundesligës, duke “shigjetuar” indirekt Italinë, shkroi në Instagram: “Atë që ata e thonë, e bëjnë. Faleminderit”. Përgjigja nga faqja e Bundesligës ishte e menjëhershme: “Ju lutemi, ju jeni i mirëpritur”.

Por realisht kampionati gjerman, Bundesliga, ka patur një publicitet të paparë. Jo vetëm Ibrahimoviç, por shumë lojtarë nga ligat kryesore në Europë, kanë pranuar se kanë ndjekur ndeshje të Bundesligës.

Kilian Mbape i Paris SG, për shembull, ka shijuar Borusia Dortmund – Shalke: “Bundesliga është kthyer”, ka shkruar ai. Turku Ilkai Gundogan i Mançester Sitit është marrë me mungesën e publikut: “Siç pritej, pa tifozë ishte diçka e çuditshme, po pavarësisht kësaj, është mirë që më në fund të kthehemi dhe të shikojmë futboll.”

Bundesliga, duke u rifilluar më herët se ligat e tjera, mund të tërheqë lojtarë për t’u transferuar në Gjermani. Ata mund të joshen nga serioziteti dhe organizimin tipik i gjermanëve. Jo vetëm kaq, Bundesliga tani tërheq edhe televizionet dhe sponsorët.

Mbi 160 shtete u lidhën përmes satelitit me Gjermaninë, për të transmetuar ndeshjet e Bundesligës drejtpërdrejtë. Dhe shfaqja u vlerësua. Në Gjermani pati një rekord: “Sky” arriti në 3.68 milionë shikues vetëm në kanalet e tij me pagesë. Këtyre iu bashkuan edhe 2.45 milionë njerëz, që ndoqën multiplexin në kanalin falas “Sky”.

“BT Sports” me pagesë, i ka kushtuar një kanal ekskluziv, secilës prej ndeshjeve të Bundesligës. Një fakt tjetër i paparë. Komente të drejtpërdrejta për Bundesligën, u regjistruan në mediat sociale nga SHBA, India, Australia, interesi ishte global.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!