Bajerni nis mbarë, tri pikë në Berlin

Bundesliga: Union Berlin-Bajern 0-2 (Levandovski 40′ pen, Pavard 80′)
Mbrëmja sportive e Bundesligës pas barazimit 2-2 Këln-Mainz (15:30), vijoji me takimin Union Berlin- Bajern Mynih. Edhe në këtë përballje emocionet kanë rezultuar të vakta pasi përpos lojes intensive në fushë, mungesa e tifozëve në shkallë dukshëm zbehu produktin.
Kronika: Një gol nga Levandovski me penallti në të 40-tën shkaktuar nga Subotiç (rast i dyshimtë) i mjaftoi kryesuesëve të Bundesligës për të shkuar të qetë në pushimin mes pjesëve.
Fraksioni i dytë ofroi një Bajern më kërkues e efikas. Koman i futur në fund të lojes e rriti ndjeshëm lojën në sulm të miqëve të cilët me francezin Pavard, dyfishuan në të 80-tën.
Goditja me kokë e ish- mbrojtësit të Shtugartit shkoi në këndin e largët të portierit vendas. Bajerni i Flik ruan kryesimin e Bundesligës me 58 pikë.

