Konte shtyn në 20 qershor futbollin italian…

Rifillimi i Serisë A mund të spostohet nga 13 qershori në 20 qershor. Kjo për shkak se dekreti kryeministror i 17 majit, i firmosur nga kryeministri Xhuzepe Konte, ndalon të gjitha garat sportive deri më 14 qershor.

Ngjarjet sportive dhe garat e të gjitha llojeve dhe disiplinave janë pezulluar, në vende publike ose private”, – thuhet në dekret.

Qeveria pret të dhëna të mëtejshme për infeksionin dhe nëse ato janë në favor të shëndetit publik, dekreti i kryeministrit mund të modifikohet.

Ndërkaq, Liga ka formuluar korrigjimet e saj me shkrim, të cilat tani janë duke u shqyrtuar nga qeveria dhe Komiteti Shkencor Teknik.

Çështjet që do të zgjidhen kanë të bëjnë me karantinën, në rast pozitiviteti, organizimin e grumbullimëve dhe çështja e përgjegjësisë penale të mjekëve të klubeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!