Marota në sulm për…Verner

Lautaro Martinez mund të largohet nga Interi në fund të sezonit për t’u transferuar te Barcelona. Kjo situatë pritet t’i vendosë në lëvizje milanistët zikaltër për të menduar pasardhësin.

Sipas raportimeve nga La Gazzetta dello Sport, emri i parë për zëvendësimin e tij mbetet Timo Verner i Lajpcig. Aq i kërkuar nga disa klube përfshi edhe Liverpulin e Jurgen Klop.

Një lojtar i fortë, tipik për Seria A, ka një klauzolë prej 60 milionësh në kontratën e tij, por që Marota mund ta ulë deri në 50.

Gjermanin gjithashtu e pëlqen Barcelona, ​​e cila do të tërhiqej në rast se Lautaro jep përgjigje pozitive.

Gjithsesi, kundërshtari më i madh për t’u kapërcyer mbetet Liverpul, i cili duket disi i stepur nga pasiguritë e rifilliit të Premier League. Kësisoji 24-vjeçari i kombëtares gjermane gjendet përpara ofertave intensive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!