Këlni nuk përfiton, Mainz ka… Kunde
Bundesliga: Këln- Mainz 2-2 (Uth 6′, Kainz 53′ / Avoniji 61′, Kunde 72′)
Këlni humb mundësinë për të marrë tri pikë ndaj Mainz 05, sot në fushën e tij në një stadium të boshatisur.
Skuadra vendase e pa vetën në avantazh të dy golave, por më pas pësoi 2 gola nga miqtë e zonës së fundit të Bundesligës.
Ndërkaq, Elvis Rexhbecaj pason shqiptarët e tjerë Gjasula e Abrashi (mesfushori kuqezi qëndroi në stol), që nisin aktivitetin futbollistik në Bundesligë.
Kosovari 22-vjeçar, u fut si zevëndësues në radhët e Këlnit, në barazimin e sotëm në derbin me Mainz 2-2.
E veçanta e madhe në këtë përballje edhe rasti kur tre lojtarë të Mainz, bazuar në rregulloren e re të ndërrimëve, futen njëherazi në fushë (83′ minutë).