Seria A/ Spadafora i paqartë në Senat

Gjatë raportit në Senatin e Italisë, Vinçenzo Spadafora, Ministri i Sportit, u kthye të flasë për rifillimin e mundshëm të Serisë A.

Ai shprehet se nuk ka rezultuar e mundur të merrej një vendim i shpejtë prej kushteve rrethanore. Ende nuk ka një datë…

Shpresojmë për rifillimin e kampionatit, por vetëm në siguri të plotë, pas masave specifike dhe duke ndjekur protokollin. Qeveria ka mbajtur gjithmonë një linjë të saktë dhe koherente, duke e vendosur shëndetin në plan të parë.

Nuk ishte e mundur në asnjë mënyrë të riniste më parë për shkaqe që dihen.Ka ndalur Franca dhe ka shtyrë njëherë datën Gjermania.

Jam i vetëdijshëm për pasionin për futbollin dhe rëndësinë e sektorit, por rreth nisjes së futbollit në një kohë si kjo, përfshin në debat italianët teksa shqetësohen për shëndetin e tyre’-tha ministri i Sportit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!