Seria A: “13 qershori festë e madhe…”

Ministri i Sportit Vinçenso Spadafora është bindur se futbolli në Itali duhet të nisë. Pas disa diskutimeve intensive federatë- qeveri duket se 13 qershori është unifikuar nga palët për ristart të Seria A

Nëse qeveria jep aprovimin, nëse protokolli vlerësohet i përshtatshëm dhe nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, më 13 qershor futbolli që jemi pasionuar do të kthehet në fushat dhe ekranet e milionave italianë”-shkruajnë mediat italiane duke iu referuar lajmit të fundit se Seria A nis me 13 qershor.

Projekt-kalendari aktual përfshin ndeshje çdo 3-4 ditë deri në fund të 2 gushtit aty ku është planifikuar të mbyllet sezoni. Në mes 4 takime të shtyra dhe dy raunde të Kupës së Italisë.

Në fund të këtij turneu të ngjeshur për Seria A, italianët në garë për Champions dhe Europa League, do ju duhet të djerësijnë sërish për të përmbushur takimet e planifikuara nga UEFA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!