Duka dhe Gjebrea, intervistë në ‘Air Albania’

Presidenti i FSHF-së Armand Duka shihet mjaft aktiv këto ditë. Garat e futbollit profesionist në Shqipëri, sikundër në gjithë botën, u ndalën për shkak të pandemisë dhe FSHF, projekton të rinisë sërish.

Në një intervistë për moderatorin e njohur Ardit Gjebrea në “TV Klan”, Armand Duka ka shtjelluar korespondenca me qeverinë, marrëdhënje me klubet, rajëvizime, data e kalendarë hipotetikë por dhe bilance të munguara ardhur nga shkaku Koronavirues.

Një interevistë e realizuar në ambientet e tribunës ‘Air Albania Stadium’, ka shërbyer edhe më shumë për të terhequr vemendje indirekte te organizmat shtetërorë të qeverisë. Përgjegjëse për ‘lejekalimin’ te fushat e gjelbërta.

Nëse nuk fillojmë me 1 qershor, më mirë të ndalet edhe te ne futbolli. Do të jemi të detyruar të fotografojmë javën e fundit kur u ndal kamponati për të përcaktuar skuadrat që shkojnë në europë’– thotë Duka kur pyetet për planin më të keq të mundur.

Duket sikur COVID-19 e paska patur vetëm me sportin. Rri e mendoj këtë gjë pasi shoh se vendi në pjesë të tjera të jetës po hapet.”

Skuadrat duan 20 ditë përgatitje intensive për një minifazë e cila do mund t’ju hiqte disa kile futbollistëve. Ose më e keqja dy javë. Duam ti luajmë 10 ndeshjet por dhe Kupën. Deri në fund.

Nëse do shtyhemi në kohë, Kupa edhe mund të evitohet fare. Sikundër kanë vendosur disa kampionate të tjera. Në këtë rast në kupat e europës që nisin në 6 gusht, do shkonin 4 skuadrat e para nga kampionati’-ndër të tjera Duka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!