Asambleja, në kushte të jashtëzakonshme…

Ashtu siç ishte planifikuar, sot ka filluar Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së. Por ndryshe nga sa ishte programuar, ajo për herë të parë zhvillohet on-line, për shkak të distancimit fizik në kohën e pandemisë së Covid-19, duke respektuar rregullin për të mos pasur grumbullime mbi pesë persona.

Kuptohet, pika e nxehtë e punimeve të kësaj Asambleje, do të jetë koha dhe mundësia rifillimit të futbollist për sezonin e ndërprerë 2019-2020. Diskutimet e pjesëmarrëse në këto punime do të përcaktojnë gjithçka deri në detaje, për rifillimin apo mbylljen e sezonin, si opsioni i fundit i mundshëm i FSHF-së.

Punimet e kësaj Asambleje të Zakonshme, të mbledhur në një kohë dhe kushte të jashtëzakonshme, vazhdojnë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!