UEFA zbardh listën, 18 arbitrat kryesorë të ‘Euro 2024’

Janë tetëmbëdhjetë arbitra kryesorë të ndeshjeve të zgjedhur nga komisioni i arbitrave të UEFA-s për të gjykuar 51 ndeshjet e EURO 2024 që do të zhvillohet në Gjermani midis 14 qershorit dhe 14 korrikut (përveç asistentëve dhe VAR-it).

Janë dy gjyqtarë gjermanë Daniel Siebert dhe Feliks Zvajer, anglezët Entoni Tejlor dhe Majkell Oliver, dy italianët Marko Guida dhe Daniele Orsato, francezët Klement Turpin e François Letexier dhe vende të tjera europiane që përfaqësohen me nga një.

Në listë spikat prezenca e argjentinasit Fakundo Tejo me dy asistentë, të zgjedhur si pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit mes UEFA-s dhe CONMEBOL.

KJO ËSHTË LISTA E GJYQTARËVE TË EURO 2024

Artur Dias (Portugali)
Gil Manzano (Spanjë)
Marko Guida (Itali)
Istvan Kovaks (Rumani)
Ivan Kruzliak (Sllovaki)
Fransua Lëteksje (Francë)
Dani Makelie (Holandë)
Simon Marçiniak (Poloni)
Halil Meler (Turqi)
Glen Niberg (Suedi)
Majkell Oliver (Angli)
Daniele Orsato (Itali)
Sandro Scherer (Zvicër)
Daniel Siebert (Gjermani)
Anthony Tejlor (Angli)
Klment Turpë (Francë)
Slavko Vinçiç (Slloveni)
Feliks Zvayer (Gjermani)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!