Grupet e punës takim në ministri, rifillimi enigmë

Takimi i sotëm: Secili në llogore e tij. Pritet një takim i radhës të hënën…

Sipas asaj që u raportua dje, sot paradite grupi i punës së FSHF-së të udhëhequr nga Sekretari i Përgjithëshem Ilir Shulku, janë paraqitur te Ministria e Shëndetësisë. Në anën tjeter Komiteti Teknik të Ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë.

E gjithë ‘beteja’ për liri stërvitjeje dhe zyrtare sipas një protokolli specifik.
Ende pa ardhur miratimi,Sektori i Garave ka vendosur datën 31 maj ditën që do të rinisë aktiviteti futbollistik në vend.

Dhe mbi këtë bazë, pala e FSHF-së ka kërkuar në takim si datë fillimi të prëgatitorëve ditën e hënë 11 maj. Por Komiteti, ka hedhur poshtë kërkesën e palës përballë me argumentin se një fazë e tillë pritet të vijë në datën 18 maj.

Palët kanë lënë një tjetër takim për të hënën,aty ku afatet mund të afrohen në favor të FSHF-së. Edvin Libohova flet për mediat pas takimit: (Video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!