Aksidenti i merr jetën futbollistit Arbër Aliu

Një lajm i dhimbshëm ka pushtuar futbolli shqiptar. Mbrëmë, si pasojë e një aksidenti me një motor uji, ka humbur jetën Arbër Aliu, ish-mbrojtësi i Erzenit, i cili në karrierën e tij sportive të ndërprerë para kohe, ka luajtur edhe për Partizanin, Kamzën dhe Skënderbeun.

I ndjeri Arbër, veç futbollit njihej edhe për pasionin e tij ndaj sporteve të ujit. Pikërisht dje, 31-vjeçari ka pësuar edhe aksidentin fatal, që i mori edhe jetën, teksa po shëtiste me një motor uji në liqenin e Rrubjekës, në krah të majtë të rrugës që të çon në Gjirin e Lalëzit.

“SportiiM.al” i shpreh ngushëllimet familjes për humbjen e madhe shkaktuar nga largimi i parakohshëm i Arbër Aliut, pjesë e futbollit shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!