Trukimet e së shkuarës, drejtësia mban ‘vesh’

Pa frena. Pas 20 viteve, me gjasë do mësojmë sërish për bëmat e 2010-2020-s në futbollin shqiptar.

Ngacmime, akuza, fakte, deklarata, opinione, pasthirrma. Futbolli në video, në foto, apo në ‘mendje’. Të gjitha në kohë pandemie globale. Bëhet fjalë për futbollin shqiptar të elitës gjatë viteve të ‘luftës’.

Nisi në rrjete sociale mes Tiranës dhe Partizanit. Më pas u pa edhe Dinamo. E gjitha në variantin e bëmave me gola e rezultate.

Por ‘topi virtual’, kaloi te dy kampionatet e përfolura të fituara nga Tirana në 1997 dhe 2000, me protagonistë ish-futbollistë të Flamurtarit dhe Tomorit dhe nga ana tjetër, e homologëve të Tiranës, apo funksionarëve të kohës në sport.

Broshura të stisura, formula ‘falso’, jelekë plumbi, para të premtuara, ‘mollë të kuqe, ndërsa goditen me gurë’ etj. Ka nga ata që deklarojnë hapur se në të shkuarën kanë marrë e dhënë lekë në kompensime rezultatesh.

Të tjerë që kanë hapur portën qëllimisht, duke dëmtuar të tretët. Një kakofoni situatash, që një zot e di se si ka funksionuar futbolli. Jo shumë larg…

Por organet ligjzbatuese janë aty. Shpesh në Europë e gjetkë, janë parë se dosjet hapen edhe pas një ‘shekulli’. Ndryshe pas 20 viteve, do mësojmë sërish për bëmat e 2010-2020-s në futbollin shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!