I kujt është ky ‘Partizan?’


Partizani në periudhë të vështirë në kampionat. Rezultatet mungojnë dhe ekipi rrezikon pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Nuk ka as mbështetje financiare për të mbyllur punimet te impianti i ri…

Në mars 2010, Partizani u ‘shporr’ nga shtëpia e tij e vjetër në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë me argumentin se tokës i doli i ‘zoti’.

Peripeci pafund në marrëdhënje me futbollistë, stafe, drejtues të FSHF-së dhe objektivë që privoheshin nga faktorë të ndryshëm. Derisa presidenti Gazmend Demi, para 4 viteve, nisi punën për ndërtimin e stadiumit të Partizanit.

‘Fortesa” e re e të kuqve, e cila po ndërtohet tek ish-reparti ushtarak 4030, tashmë ka hyrë në fazë vendimtare.

Por nëse klubi po punon privatisht për strehën e re, fondet e fundit të dhëna nga UEFA për FSHF, në trajtë ndihme prej pandemisë globale,kanë ngatërruar klubet që aktualisht kanë në fazë ndërtimi impiantet e tyre.

Kukësi dhe Partizani prej dy ditëve janë në ‘luftë’ brenda llojit. Nga 4.3 milion euro, të akorduara nga UEFA, 3.2 pritet ti shkojnë Kukësit.

Te Partizani ndihen të njerkës. 16 herë kampionët e vendit, pretendojnë se kanë dorëzuar në kohë projekt-ndërtimin e stadiumit në FSHF me shpresën se një ditë, do marrin ndonjë subvension.

Ndërkaq, FSHF, po ndjek në distancë zënkën mediatike të dy klubëve pa e kuptuar se investimi sado minimal në kryeqytet, do ti jepte shumë frymëmarrje ‘Air Albania Stadium’ dhe ‘Selman Stermasi’-it.

I kujt është Partizani?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!