5 ndërrime në Superiore? ‘Fiton Kukësi’

Rregullat e reja nga UEFA dhe FIFA, dukshëm do të ndikojnë te arritjet në klube të caktuara. Jo vetëm fakti i ndeshjeve pa tifozë por ai i 5 zëvendësimëve, pritet të favorizojë klubet medha.

Reali, Barcelona, Bajerni, Liverpuli, Siti, por dhe klubet me diferencë në kualitete te federata të ndryshme do favorizohen ndjeshëm. Të ripërtërish skuadrën me 5 lojtarë cilësor, do të thotë të shënosh një ‘gjysmëgol’ pa nisur.

Këtë ka patur parasysh Zibi Bonjek teksa dje me statusin e Presidentit të Federatës Polake të Futbollit, hodhi poshtë këtë version.

Në fakt edhe në Kategorinë Superiore, mund të pranohet kjo e drejtë e dhënë nga FIFA e UEFA. Veçse skuadrat me kontigjent jo të mirë në stol, pritet të dëmtohen goxha.

I favorizuari i madh në kampionatin tonë duket se do të jetë Kukësi. Pas tij me një diferencë të vogël vjen Tirana e më radhë Partizani, Teuta e Skënderbeu. Klube këta që kanë një stol të mirë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!