Spadafora: ‘Vendos qeveria, protokolli të jetë gati’…

Ministri i Sportit në Itali Vinçenco Spadafora flet për ‘Corriere della Sera’, duke shfaqur anën ndryshe të tij. Ai thotë se ende duhet patur interes për shendetin publik ndërsa shprehet se stervitjet futbollistike do nisin në 18 maj. Në fund i vë ‘vizën’-‘vendos qeveria’

A priste Vinçenzo Spadafora, si Ministër i Sportit, të vendoste fatet e botës së futbollit?
«Shumica e italianëve nuk e mirëpresin rifillimin e kampionatit. Por nuk kam parasysh sondazhet tani. Futbolli është pjesëe rëndësishme në vend, unë e njoh mirë atë. Ndryshe nga ata që duan të japin një mesazh tjetër. Interesat ekonomike janë legjitime, por kur shoh sulme me karakter ndryshe, presione te instrumentalizuara, kjo nuk është e mirë për askënd ».

Pjesa e futbollit ka idenë që jeni kundër rifillimit…
“Do të ishte surreale që një ministër i sportit të demonizojë futbollin. Uroj, që futbolli të nisë, por qeveria është ajo që do të vendosë. Nga 18 maj do të nisin seancat përgatitore. Për kampionatin do të mbështetemi te elementet shkencor, të cilat sot nuk janë në dispozicion. Një parashikim real mund të vijë në mes të majit”.

Jam kunder, merrem me sporte të tjera?

Nuk lidhet me kundërshtimin tim, por dëshira për të vlerësuar rifillimin vetëm nëse ruhet shëndeti i njerëzve brenda ekipit. Për më tepër unë pretendoj (sikurse futbolli) barazi edhe për sportet e tjera. Unë mbroj rifillimin aq shumë sa kam thirrur takimin e parë me Figc dhe Ligës për të gjetur një zgjidhje.

Mundësia për të luajtur paraqet një seri çështjesh që lidhen me transportin, hotelet, qindra njerëz që lëvizin. Përgjegjësia e kujt është? Protokolli do të duhet ta përcaktojë këtë gjithashtu ”- tha ndër të tjera ministri i sporteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!