Barcelona këmbëngul, ofertë e re për Lautaro Martinez

Barcelona është gati të paguaj 60 milion euro dhe dy 2 futbollistë në një ofertë të re ndaj Interit për Lautaro Martinez. Sipas ‘SPORT’, klubi nuk përmend emra, teksa krerët katalanas të Barcelonës duket se e kanë vendosur të kërkojnë me insistim zëdhënsin e Suarez.

Me gjasë, argjentinasi këtë sezon me 16 gola të shënuar në 31 takime me Interin shihet alternativë e vetme. Por sipas ‘Sky Sports’, Inter vlerëson dy lojtarët e Barçës, Karlos Alena dhe Nelson Semedo.

Nga ana tjetër,’Gazzetta dello Sport’, thotë nga ana e saj që Interi është i gatshëm të pranojë një shkëmbim lojtarësh. Ndërkohë, sulmuesi ka në kontratën e tij një klauzolë largimi prej 111 milion eurosh nga gjigandët milanezë.
 
Ndërkaq, kontrata aktuale e Martinez te Interi, përfundon në qershor 2023.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!