Mançini zgjedh Çezarin si portierin më të mirë…

Ish-portieri i famshëm i Interit Julio Çezar i vendosur virtualisht në një sallë pritjeje të rezidencës së Sky Sport, mori komplimente të rëndësishme nga tekniku Roberto Mançini.

Trajneri i kombëtares italiane, për mikrofonat e Sky, u ndal për të folur e përshëndetur ish-portierin zikaltër të cilin e trajnoi për 2 vite te Interi.

Dëshiroja t’i dërgoja një përqafim të madh Julios. Mendoj se ishte një nga portierët më të mëdhenj në botë për shumë vite. Ndihem i lumtur që arrita ta merrja atë me parametra zero dhe t’i jepja mundësinë për të luajtur në Itali.

Shpresoj ta shoh së shpejti. I dërgoj një përqafim të madh dhe shpresoj ta shoh sa më shpejt të jetë e mundur “– u shpreh Mançini për brazilianin që mbojti kuadratin e Interit nga 2005 deri në vitin 2012.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!