Paratriçi shpik, Seria A e njëjtë sezonin që vjen…

Në Seria A, gjërat ndryshojnë me minuta. Madje vetë klubet pavarësisht dakortsimit për të nisur kampionatin, shpesh dalin me versione të ndryshme. Edhe për tu stervitur. Dje fituan këtë të drejtë 4 skuadrat e ‘Reggio-Emilia’-s,teksa pak caste më parë edhe Napoli.

Po vazhdimësia në kohë? Drejori sportiv i Juves ka një vizion ndyshe.

Kampionati tjetër? Është i rrethuar me mister, ashtu si ky aktuali. E pamundur për të parashikuar datat, kalendarin dhe përbërjen e ‘rozave’.

Në lidhje me këtë, drejtori i Juventusit, Fabio Paratici i tha Sky: “Do të jetë një merkato krijuese dhe elastike. Çdo ditë ndryshojmë vizionin për gjërat. Kur vjen buletini i orës 18-të ne jemi më optimistë. Në varësi të asaj që ata na thonë.

Edhe për idenë për të filluar të luajmë apo stervitemi me pak. Mendohet një gjë dhe pas 2 orëve ndryshon gjithçka. Për këtë arsye, elasticiteti do të jetë i nevojshëm edhe në merkato. Kush thotë se sezoni 2020-21 nuk mund të bëhet me të njëjtat skuadra si këto aktualet? Është një mundësi”,-tha drejtori i bardhezinjëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!