Ronaldo zbulon ishullin e tij, Torino pret…

Luftë nervash në Itali për të gjetur akorde dhe protokolle fituese në tentativë për të mundur Koronavirusin, e nisur garat zyrtare.

Por nëse në gadishullin Apenin ngjet kështu, në tokën luzitanë, Madiera, një kampion nga bardhezinjtë, shetit prej javësh si një kont i vërtetë.

Kristiano Ronaldo shtyn kthimin në Torino. Për momentin portugezi 35 vjeçar mbetet në Madeira teksa po shijon ishullin në të gjitha aspektet. Konfirmimi vjen nga vetë kampioni portugez përmes Instagramit.

“Zbulimi i ishullit tim me shoqërinë më të mirë”, mesazhi nga lojtari i Juventusit, në foto me panoramën marramendëse të vendit të tij pas tij, e përkrah djalit të tij, Kristiano junior.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!